Qindra protestues u mblodhën mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke shënuar ditën e 38-të të revoltës. Marshimi masiv nisi nga Kryeministria, vijoi drejt zonës së ish-Bllokut dhe Gardës së Republikës, për të kulmuar në Sheshin Nënë Tereza.
Gjatë itinerarit, protestuesit brohoritën sloganet “Rama n’burg, Berisha n’burg!”. Thirrjet ishin drejtuar kundër mazhorancës aktuale dhe klasës së vjetër politike. Gjithashtu, u dëgjuan koret “poshtë patronazhistët!”, një mesazh kundër makinës shtetërore të kontrollit dhe atyre që tentojnë të intimidojnë pjesëmarrësit.
Qytetarët rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.