Protesta e radhës u karakterizua nga mesazhe të ashpra kundër qeverisë. Një pankartë e spikatur ironizonte përrallën "Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat", duke e përshtatur atë në kontekstin politik aktual. Kjo pankartë paraqiste frazën: “Borëbardha me 7 hajdutë”.

Në ilustrimin satirik, kryeministri Edi Rama cilësohej si “regjisori” i një skenari korruptiv. Ministrja Belinda Balluku ishte portretizuar si “Borëbardha”, në lidhje me përfshirjen e saj në skandale korrupsioni. Pankarta përfshinte edhe emra të tjerë zyrtarësh të Partisë Socialiste, të cilët ishin pjesë e të ashtuquajturve "hajdutë".