Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej, duke u organizuar përpara marshimit. Kjo është protesta e 37-të që mbahet kundër qeverisë.

Organizatorët e tubimit u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, t'i bashkohen këtij marshimi. Pas nisjes nga sheshi Skënderbej, protestuesit do të vazhdojnë drejt godinës së Kryeministrisë.