Protesta e radhës kundër qeverisë ka nisur sot me grumbullimin e qytetarëve në Sheshin Skënderbej. Tubimi shënon herën e 37-të që mbahen demonstrata masive.

Organizatorët kanë theksuar se kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i menjëhershëm i kreut të qeverisë. Pjesëmarrësit shprehen se kjo kërkesë mbetet e panegociueshme.

Koordinatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen në këtë marshim. Pas organizimit në Sheshin Skënderbej, pritet të fillojë një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku edhe do të kulmojë protesta.