Protestuesit theksuan se largimi i kreut të qeverisë është një kërkesë e panegociueshme. Ata brohoritën slogane kundër kryeministrit dhe shprehën vendosmërinë për të mos u larguar nga sheshi derisa kërkesa e tyre të plotësohet.
Një nga protestuesit deklaroi se shqiptarët kanë “rezervuar pushimet” në bulevard, duke sinjalizuar se do të vazhdojnë qëndresën. Ai shtoi se kjo rezistencë ka treguar seriozitetin e popullit ndaj qeveritarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke pretenduar se kjo qëndresë shton aleatët e protestuesve dhe pakëson mbështetjen për kryeministrin.