Qytetarët e mbledhur shprehën pakënaqësi të thella ndaj qeverisjes aktuale, duke përmendur korrupsionin dhe keqqeverisjen si arsyet kryesore të pjesëmarrjes në protestë. Një qytetare e moshuar akuzoi për vjedhje votash dhe vlerësoi veprimet e qeverisë ndaj pensionistëve si lëmoshë.

Një i ri theksoi largimin e moshatarëve të tij nga Shqipëria për shkak të mungesës së mundësive për një jetë dinjitoze, si dhe mosdëgjimin e zërit të të rinjve nga institucionet. Një tjetër protestues përmendi kushtet skandaloze në Spitalin Onkologjik si një arsye shtesë për protestën, duke theksuar se ka pafund arsye për të protestuar.