Protesta e radhës do të nisë grumbullimin në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të kulmojë revolta qytetare.

Organizatorët e tubimit u kanë bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit për pjesëmarrje masive. Ata kanë theksuar se sheshet nuk do të braktisen pa u përmbushur kërkesa për largimin e kreut të qeverisë.

Kjo është protesta e 36-të me radhë, duke shënuar vazhdimësinë e rezistencës qytetare.