Bulevardi kryesor i Tiranës u mbush me protestues. Qendra e qytetit u kthye në një hapësirë të mbushur me flamuj kuqezi dhe simbole të rezistencës qytetare.
Një flamur gjigand kuqezi u shpalos mbi Piramidën e Tiranës. Ky akt u shoqërua me brohoritje si “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Lironi çunat” dhe “Shqipëri e re”.
Përveç flamujve kombëtarë, në shesh u valëvitën edhe flamuj amerikanë. Kjo erdhi në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Flamingot, të cilat janë bërë simbol i kësaj lëvizjeje, ishin sërish të pranishme gjatë gjithë protestës.