Në qendër të kryeqytetit, qytetarët kanë shpalosur një banderolë me mbishkrimin: “Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”. Kjo është hera e dytë që diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Një kolonë protestuesish nga diaspora, pas mbërritjes në Tiranë, iu drejtuan komisariatit. Aty ndodhen protestues të arrestuar gjatë protestës së mëparshme, e cila u zhvillua para Kuvendit dhe u shoqërua me përplasje.