Protesta, e zhvilluar këtë të enjte, shënon tubimin e 33-të me radhë ku pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë aktuale.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, pankartat mbajtur nga protestuesit tërhoqën vëmendjen. Mesazhet ishin politike, ironike dhe kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Disa prej tyre përfshinin shprehje si: “Si s’kam një grusht t’fuqishëm t’i bie mu në zemër hajdutit që s’bëzan” dhe “Një qeveri që nuk toleron protestat, nuk toleron demokracinë”.
Pankarta të tjera përmbanin mesazhe si: “33 ditë na quajtën mbeturina, sot na quajnë guerrilë?”, “Më fal o ma, por unë dola”, “Babi, policët kanë familje dhe kalamaj?”, “Imagjino të zgjohesh çdo ditë e të kuptosh që je Taulant Balla”, “U bë Vlora qofte ke daja”, si dhe “Rama: M’u çakordua algoritmi”.