Aktivistja theksoi se tubimet kanë tërhequr vëmendjen e gjerë, përfshirë pjesëmarrjen masive të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ajo e cilësoi protestën e fundit si madhështore, duke shtuar se ka pasur reagime nga mediat ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Amerika.
Sipas saj, ky interesim ndërkombëtar është rezultat i vullnetit të protestuesve. Pjesëmarrja e qytetarëve, përfshirë diasporën, tregon një bashkim dhe zgjerim të mbështetjes për kërkesat e protestës. Aktivistja shprehu bindjen se shqiptarët dhe diaspora bashkë do të realizojnë ndryshimet e kërkuara.