Protesta fillon në orën 19:00. Grumbullimi i protestuesve nis në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi vazhdon drejt godinës së Kryeministrisë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi dhe shqiptarëve të diasporës t’i bashkohen tubimit. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.