Në rastin e parë, aktakuza është ngritur ndaj J.J. dhe A.S. Ata akuzohen se, si ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, kanë keqtrajtuar të burgosur shqiptarë gjatë viteve 1998-1999. Të pandehurit dyshohet se kanë torturuar të burgosurit me shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, si dhe i kanë kanosur me vrasje.
Rasti i dytë përfshin katër të pandehura: L.S., D.L., S.A., dhe B.S. Këto gra, në cilësinë e gardianeve të paraleles për gra në Burgun e Prishtinës në Lipjan, akuzohen se kanë torturuar sistematikisht të burgosurat shqiptare gjatë luftës 1998-1999. Akuza thekson shkaktimin e lëndimeve trupore dhe dhunës psikike, në bashkëkryerje me N.C., e cila tashmë është akuzuar.