Ngjarja u referua nga Komisariati i Policisë Fier më 10 qershor 2026. Një e mitur kallëzoi se ishte dërguar në një banesë në Fier dhe më pas ishte dhunuar fizikisht nga disa shtetase të tjera. Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë më 1 korrik 2026, duke caktuar një masë sigurimi personal ndaj të miturës në konflikt me ligjin, e cila vijon të jetë në fuqi.
Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe verifikimin e elementeve të tjerë penalë, përfshirë mënyrën e shpërndarjes së pamjeve filmike. Duke pasur parasysh përfshirjen e të miturve, Prokuroria thekson se veprimtaria udhëhiqet nga interesi më i lartë i fëmijës, duke garantuar privatësinë dhe mbrojtjen e identitetit.
Në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave të shmangin publikimin e pamjeve apo të dhënave që mund të identifikojnë të miturit e përfshirë në ngjarje.