Hanke, në një postim në platformën X, theksoi se është koha që kryeministri Edi Rama të largohet. Ai shtoi se protestuesit kundërshtojnë projektin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, i cili sipas Hanke mbështetet nga kryeministri Rama.
Profesori amerikan e përshkroi lëvizjen si "Revolucioni Flamingo" dhe theksoi se ky revolucion po merr hov. Kjo deklaratë vjen ndërsa protestat kundër qeverisë vazhdojnë çdo ditë në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.