Durmishi, në një intervistë, theksoi se tregu vendor i qumështit ka hasur vazhdimisht në probleme, shpesh si pasojë e situatave në shtetet e rajonit. Ai vuri në dukje se pajisjet e qumështoreve kosovare janë pothuajse të gjitha të reja dhe nuk kanë vërejtje për sa i përket standardeve.
Sipas Durmishit, kur shtetet e rajonit përballen me mbiprodhim qumështi, qeveritë ndërhyjnë me subvencione për fermerët dhe përpunuesit, duke mbështetur edhe eksportin. Një qasje e tillë, ai tha, nuk është ndjekur në Kosovë, ku produktet e importuara kanë gjetur gjithmonë një mirëpritje dhe hapësirë më të madhe. Ai garantoi cilësinë dhe sigurinë 100% të produkteve vendore.