Behluli theksoi se prodhuesit e qumështit nuk kanë qenë kurrë më në rrezik se sot. Problemi ka qenë prezent për rreth 15 vjet, por tashmë është përkeqësuar ndjeshëm.

Ai shtoi se tregu kosovar diktohet edhe nga tregu evropian, gjë që ka shtuar vështirësitë për prodhuesit vendas. Rritja e përmbajtjes së qumështit pluhur dhe vajit të palmës tek prodhuesit vendorë vjen si pasojë direkte e rritjes së importeve. Pavarësisht vështirësive, Behluli pranoi se Qeveria ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për këtë sektor.