ProCredit Bank ka aktivizuar ofertën verore për përdoruesit e paketës ProYOUng, duke u ofruar 10% kthim parash (cashback) për pagesat. Kjo nismë, e cila zhvillohet për të tretin vit radhazi, synon të mbështesë të rinjtë gjatë periudhës së verës. Cashback-u aplikohet për pagesat e realizuara me kartën debitore ProYOUng Mastercard, qoftë në terminale POS apo online.
Oferta është aktive nga 24 qershori deri më 24 shtator 2026. Ajo vlen për të gjithë përdoruesit e paketës ProYOUng, si ata ekzistues ashtu edhe klientët e rinj. Të interesuarit mund të aplikojnë për kartën ProYOUng në faqen e internetit të bankës ose në degët e saj. Paketa ProYOUng përfshin kartën debitore Mastercard, aplikacionin mobil për menaxhimin e fondeve, transferta të shpejta, si dhe mundësinë për të shtuar kartën në wallet-in e telefonit inteligjent.