Festivali do të sjellë 15 bende dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” dhe “Sunset Stage”. Çdo mbrëmje nis në ora 18:30, ndërsa hyrja është falas për të gjithë vizitorët.

Në natën e parë performojnë “3 Musketjerët”, “Attitude GNR Band” dhe “TNT” në skenën kryesore, ndërsa “Rool” dhe “Zwada Band” në “Sunset Stage”. Më 4 korrik, publiku shijon performancat e “Kolpa”, “Led Zeppelin 2” dhe “BB Pool” në “Main Stage”, si dhe “Hawolf” dhe “Dolduzgin Band” në “Sunset Stage”. Kjo natë përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Edicioni përmbyllet më 5 korrik me performancat e “Dire Straits Legacy”, “Telex” dhe “Beska & All Stars Band” në skenën kryesore. “Urban Band & Flavia Zare” dhe “Dhjetori” performojnë në “Sunset Stage”.

Festivali synon të promovojë muzikën rock dhe blues, të mbështesë artistët dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët për adhuruesit e këtyre zhanreve muzikore.