Festivali do të zhvillohet në hapësirën përballë Qendrës Sportive "Sezai Surroi". Aktiviteti do të fillojë çdo ditë në orën 17:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 01:00. Hyrja për publikun është falas.
Programi përfshin performanca nga artistë dhe grupe të muzikës rock dhe blues, si dhe koncerte live gjatë tri netëve. Përveç muzikës, do të ketë aktivitete argëtuese dhe sociale, duke krijuar hapësira për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes artistëve dhe publikut.
Qëllimi i festivalit është promovimi i kulturës muzikore dhe ofrimi i një eksperience argëtuese për të gjitha moshat. Ai konsiderohet një nga ngjarjet kryesore të muzikës rock në Kosovë, duke tërhequr adhurues të muzikës dhe vizitorë nga rajone të ndryshme.