Një grua 54-vjeçare u gjet e vdekur rreth orës 15:40 në banesën e saj në rrugën "Turgut Oezal" në Prizren. Ekipet e emergjencës dhe policia konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Rasti i dytë u raportua rreth orës 17:50 në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit. Aty u gjet i vdekur një burrë 68-vjeçar. Edhe në këtë rast, vdekja u konfirmua nga ekipet mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se, bazuar në rrethanat, dyshohet për vetëvrasje në të dy incidentet. Prokurori kompetent është njoftuar dhe ka autorizuar nisjen e hetimeve. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Raste po hetohen si "Hetim i vdekjes".