QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin pika të tjera kufitare si alternativë. Qëllimi është shmangia e pritjeve të zgjatura dhe lehtësimi i qarkullimit. Autoritetet po ashtu kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.

Edhe pse po punohet me të gjitha kapacitetet dhe po aplikohen kontrolle minimale, vëllimi i lartë i automjeteve në Morinë ka krijuar vonesa të konsiderueshme.