Portieri Artan Iljazi ka nënshkruar me FC Prishtinën. Ai është 191 centimetra i gjatë dhe vjen nga ekipi i Ballkanit.
Gjatë karrierës së tij, Iljazi ka mbrojtur portën edhe për klube si Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Gostivari.
Në prononcimin e tij të parë për faqen zyrtare të klubit pas prezantimit, Iljazi shprehu kënaqësinë që i bashkohet Prishtinës, duke e quajtur nder të jetë pjesë e klubit më të madh në vend. Ai falënderoi drejtuesit për besimin dhe premtoi përkushtim maksimal në çdo ndeshje. Iljazi gjithashtu shprehu padurimin për të luajtur para tifozëve “Plisat” dhe për të festuar suksese të përbashkëta.