Portieri Artan Iljazi, 27 vjeç dhe 191 centimetra i gjatë, është zyrtarisht pjesë e FC Prishtinës. Ai vjen në kryeqytet pas një periudhe të fundit te Ballkani.

Gjatë karrierës së tij, Iljazi ka mbrojtur portën edhe të klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut si Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari. Kjo përvojë e pasur pritet të kontribuojë në performancën e skuadrës.

Pas nënshkrimit, Iljazi shprehu kënaqësinë për këtë kapitull të ri. Ai theksoi se është nder të bëhet pjesë e klubit më të madh në vend dhe premtoi angazhim maksimal. Iljazi u shpreh se mezi pret të luajë para tifozëve dhe të festojë suksese me ekipin.

Prishtina ka liruar më parë portierët Ardit Nika dhe Agron Kolaj gjatë këtij afati kalimtar.