Princi Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë për të promovuar Lojërat Invictus. Ai pritet të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh publike. Fillimisht u sugjerua se ai do të shoqërohej nga Meghan dhe fëmijët, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, për një takim me Mbretin Charles pas katër vitesh.
Megjithatë, Harry erdhi i vetëm. Udhetimi u komplikua nga një mosmarrëveshje rreth akomodimit dhe sigurisë. Ekipi i Harryt njoftoi se ai do të qëndronte në Pallatin Buckingham, por kjo ofertë u tërhoq. Burime pranë familjes mbretërore thanë se Harry nuk iu përgjigj ofertës së Mbretit për akomodim deri në afatin e fundit. Kjo bëri që Pallati Buckingham të njoftonte se nuk mund të përgatitej pritja në kohë.
Përfaqësuesi i Harryt e cilësoi vendimin si “zhgënjyes”, duke akuzuar pallatin për tërheqje të ofertës “në momentin e fundit”. Ai shpjegoi se vonesa e Harryt erdhi nga organizimi i masave alternative të sigurisë, pasi familjes së tij iu refuzua mbrojtja zyrtare nga RAVEC (komiteti përgjegjës për sigurinë mbretërore). Përfaqësuesi shtoi se oferta u tërhoq, me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me padinë e Harryt kundër botuesit të Daily Mail të përmendur si arsye, megjithëse pallati ishte në dijeni të këtij vendimi që javën e kaluar.