Bashkëpunimi përfshin projektimin dhe implementimin e një zgjidhjeje të plotë nga IPKO, e përshtatur sipas nevojave operacionale dhe kërkesave të sigurisë së PriBank. Zgjidhja mbulon infrastrukturën fizike, lidhjet e komunikimit, shërbimet e avancuara të sigurisë kibernetike dhe monitorimit.

Zgjidhja ofruar nga IPKO përfshin shërbimin “Colocation” në një nga qendrat e të dhënave të sigurta të IPKO-s, mbrojtjen nga sulmet DDoS dhe shërbimet e Qendrës së Operimeve të Sigurisë (SOC) për monitorim të vazhdueshëm. Gjithashtu, përfshihen shërbime të mbrojtjes së DNS dhe lidhje interneti të sigurta me kapacitet të lartë, të përshtatura për operacionet bankare.

Kjo zgjidhje e integruar i mundëson PriBank të operojë me një infrastrukturë moderne dhe të sigurt, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve kritike dhe fleksibilitet për zhvillimin e shërbimeve. András Páli, CEO i IPKO Telecommunications, deklaroi se ky projekt demonstron aftësinë e kompanisë për të ofruar zgjidhje të integruara.

Nga ana tjetër, Fatos Krasniqi, CEO i PriBank, theksoi rëndësinë e sigurisë, disponueshmërisë dhe vazhdimësisë së operacioneve. Ai shtoi se partneriteti me IPKO-n u jep sigurinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të zhvilluar shërbimet bankare dhe për të ofruar një përvojë të besueshme për klientët.