Prattipati deklaratat i bëri gjatë ndarjes së çmimeve të partneritetit SHBA-Kosovë, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë të mërkurën. Ajo përshëndeti heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane nga Kosova.

Sipas njoftimit të ambasadës, diversifikimi i furnizimit me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan është thelbësor. Ky hap do të siguronte investime amerikane në të ardhmen.

Edhe në fillim të qershorit, Prattipati i bëri thirrje Kosovës për një partneritet energjetik afatgjatë me Shtetet e Bashkuara, duke vënë në dukje rëndësinë e projektit të gazit të lëngshëm natyror për të siguruar të ardhmen energjetike të vendit.

Vende të tjera të rajonit, si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia, kanë firmosur tashmë projekte të tilla. Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka insistuar në gazifikimin e thëngjillit.