Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Ștefănuță, dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve. Sipas aktivistes Kokaj, ai theksoi se dënon çdo dhunë ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për tubim paqësor.

Aktivistja citoi edhe rezolutën e PPE-së, e cila shpreh shqetësim të thellë për kapjen e shtetit të së drejtës. PPE-ja ka shprehur solidaritet me protestuesit paqësorë dhe ka njohur kërkesat e tyre si legjitime. Ndër to përfshihen hetimi i korrupsionit në nivele të larta, ndëshkimi i krimit zgjedhor, mbrojtja e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe pronës.

Rezoluta dënon çdo përpjekje për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët dhe shoqërinë civile. PPE i bën thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian të vazhdojnë monitorimin, duke theksuar se anëtarësimi duhet të mbetet i lidhur ngushtë me respektimin e shtetit të së drejtës.