Potoku iu bashkua skuadrës së Gjilanit si futbollist i lirë. Ai vjen pas një aventure tetëvjeçare me Ballkanin.
Gjatë qëndrimit te Ballkani, 32-vjeçari zhvilloi 263 paraqitje. Ai shënoi shtatë gola dhe dha 13 asistime. Me klubin suharekas, Potoku fitoi tre tituj kampionë, një Kupë të Kosovës dhe dy Superkupa.
Gjilani ka prezantuar edhe përforcime të tjera si Ardian Limani, Mevlan Zeka dhe Marijan Çoriq.