Artistja suedeze Zara Larsson ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të TikTok-ut pas një postimi të fundit. Ajo publikoi një set fotografik ku shfaqej me një xhaketë të shkurtër. Ky stil u krahasua nga fansat me një nga paraqitjet ikonike të Era Istrefit në videoklipin e këngës së saj "Bonbon".

Postimi i Larsson-it përmbante edhe një nga hitet e saj më të mëdha, e cila ka rreth 982 milionë klikime në YouTube dhe u publikua gati një dekadë më parë. Ky detaj ka rikthyer në vëmendje suksesin e saj global në muzikë, duke e bërë këngën sërish virale në platforma të ndryshme.

Postimi mori mijëra reagime dhe shpërndarje brenda pak orësh, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale. Fansat theksuan se Zara Larsson mbetet një artiste me ndikim në skenën pop ndërkombëtare.