Tekniku australian arriti një marrëveshje paraprake për këtë pozicion. Postecoglou ka tërhequr interesin e Al-Nassr pas eksperiencave të tij te Celtic dhe Tottenham, ku zbatoi një stil sulmues loje.
Klubi saudit e konsideron atë si zgjidhjen ideale për stabilizimin afatgjatë të ekipit dhe për të luftuar për trofe në Superligën e Arabisë Saudite. Postecoglou, 60 vjeç, ishte angazhuar së fundmi si analist për UEFA-n.
Para angazhimeve në Evropë, Postecoglou drejtoi me sukses ekipin kombëtar australian, me të cilin fitoi Kupën e Azisë. Ai gjithashtu ka drejtuar skuadrën japoneze Yokohama Marinos. Kjo lëvizje shënon një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e trajnerit me përvojë.