Përfaqësuesja portugeze, e drejtuar nga Roberto Martínez, do të luajë me Cristiano Ronaldon në sulm. Ai do të mbështetet nga João Félix, Bruno Fernandes dhe Pedro Neto. Në mesfushë do të jenë Vitinha dhe João Neves.

Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuentes ka zgjedhur një formacion teknik. Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Álex Baena do të mbështesin Mikel Oyarzabalin në repartin ofensiv. Në mesfushë do të luajnë Rodri dhe Pedri.

Porta e Portugalisë do të mbrohet nga Diogo Costa, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga João Cancelo, Rúben Dias, Renato Veiga dhe Nuno Mendes.

Formacioni i Spanjës përfshin Unai Simón në portë, Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte dhe Marc Cucurella në mbrojtje.