Portugalia, e drejtuar nga Roberto Martínez, do të luajë me Diogo Costa në portë. Mbrojtja përbëhet nga Cancelo, Ruben Dias, Veiga dhe Nuno Mendes. Në mesfushë do të jenë Joao Neves, Vitinha dhe Bruno Fernandes. Sulmi do të udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo, i mbështetur në krahë nga Rafael Leao dhe Pedro Neto.

Kroacia, nga ana tjetër, do të ketë Livakovic në portë, ndërsa Stanisic, Sutalo dhe Gvardiol formojnë vijën e mbrojtjes. Në mesfushë luajnë Vlasic, Luka Modriç, Mateo Kovacic dhe Sucic. Reparti ofensiv do të përbëhet nga Ivan Perisic, Martin Baturina dhe Ante Budimir.

Kjo ndeshje konsiderohet si një nga duelet kyçe të fazës eliminatore të Kupës së Botës 2026, me të dyja ekipet që startojnë me lojtarët kryesorë.