Vozinha, portieri veteran i kombëtares së Kepit të Gjelbër, ka shfaqur performanca mbresëlënëse gjatë Kupës së Botës 2026. Ai ndihmoi skuadrën e tij të kalonte fazën në grupe, duke treguar aftësi të larta edhe në ndeshjen kundër Argjentinës. Aktualisht, kontrata e tij me klubin Chaves në kategorinë e dytë portugeze ka përfunduar, duke e lënë pa ekip.
Raportimet e “Marca” bëjnë me dije se Inter Miami, ku luan Lionel Messi, është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij. Interesi për Vozinhën nuk shihet vetëm si vlerësim i cilësive sportive, por edhe për potencialin e tij marketing. Portieri kaloi nga 50 mijë ndjekës në mbi 20 milionë në rrjetet sociale, duke u kthyer në një figurë me ndikim të madh në imazh. Kjo e bën atë një objektiv tërheqës për klubet që kërkojnë të përfitojnë edhe nga vlerat komerciale.