Marijan Coric, ish-portieri i Llapit, është përforcimi më i ri për SC Gjilanin. Klubi bardhekuq njoftoi se Coric ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të skuadrës deri në vitin 2028.

Ardhja e Coric synon të rrisë konkurrencën dhe të ofrojë më shumë alternativa për pozicionin e portierit. Klubi ka theksuar se Coric sjell cilësi, përvojë dhe një mentalitet konkurrues, të cilat do të ndihmojnë ekipin në arritjen e objektivave të vendosura për sezonin e ri.

SC Gjilani i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit, duke shprehur besimin se ai do të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër me fanellën kuq e bardhë.