Incidenti ndodhi gjatë largimit të pastorit Burns nga Kosova. Zyrtarët policorë theksuan se dhurata me stemën e institucionit ishte një falënderim për vlerësimin e punës së policisë. Pastori kishte vlerësuar lartë sigurinë e vizitës së tij dhe të objekteve fetare në Kosovë, veçanërisht ato të Kishës Ortodokse Serbe.
Mark Burns, në një postim të shoqëruar me video, u shpreh i nderuar nga dhurata. Ai theksoi profesionalizmin, mirësinë dhe gatishmërinë e zyrtarëve policorë që ndihmuan në sigurimin e delegacionit të tij, së bashku me Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe.