Departamenti i Punëve të Brendshme në Ohër njoftoi këtë vendim pas një takimi pune me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarë të policisë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë.

Patrullat e përziera do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët dhe turistët serbë, të cilët frekuentojnë Ohërin në numër të madh gjatë verës. Gjatë detyrës, policët serbë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Ata nuk do të mbajnë armë dhe do t'u ofrojnë mbështetje oficerëve të policisë maqedonase. Para fillimit zyrtar të punës, policët serbë u informuan për dispozitat e ligjeve maqedonase për punët e brendshme dhe për policinë.