Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi ngjarjen. Njësitet policore po kryejnë veprime operativo-hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës u informua për rastin. Zëdhënësja Kaltrina Shala njoftoi se prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprime hetimore.