Incidenti ndodhi në qendër të Podujevës. Tre persona të dyshuar dhe një kalimtar i rastit pësuan plagë nga arma e zjarrit. Të gjithë të plagosurit morën trajtim mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes, zyrtarë policorë dhe njësitë relevante u përgjigjën në vendin e ngjarjes. Aty u gjetën dhe sekuestruan tre armë zjarri, si dhe 28 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, u bastisën edhe pronat e të dyshuarve. Gjatë bastisjeve u sekuestruan dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.

Drejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, njoftoi se Policia mori informacionin rreth orës 14:00. Motivet e ngjarjes ende mbeten të paqarta, pasi hetimet janë në fazën fillestare.