Punimet përfshijnë asfaltimin e dy shtigjeve, nga një në secilën anë të rrugës. Gjatësia totale e shtigjeve të asfaltuara arrin në 950 metra. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Shtigjet e reja do të krijojnë kushte më të mira për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve. Komuna njoftoi se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Projekte të ngjashme do të realizohen edhe në segmente të tjera rrugore, në lokalitete të ndryshme të komunës.