Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, inspektoi ecurinë e punimeve në objektin e ri të Shkollës së Mesme “Isa Boletini”. Ai vlerësoi se ndërtimi po zhvillohet sipas planit të paracaktuar.

Gjatë vizitës, kryetari Bulliqi shprehu kënaqësinë për ritmin e punimeve. Ai theksoi se Podujeva do të ketë një objekt shkollor modern, të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për procesin mësimor. Përveç shkollës, po ndërtohet edhe një sallë sporti, e cila do të plotësojë infrastrukturën dhe do të ofrojë kushte më të mira për aktivitetet sportive të nxënësve.

Në inspektim ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Fetahu. Ai u njoftua nga afër me ecurinë e përgjithshme të punimeve në objekt.