Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku disa shtetas u përfshinë në përleshje. Ata përdorën sende të forta dhe një mjet prerës. Plagosja ndodhi në hyrjen e parkimit të një pallati.

Pas veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë Luciano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç. Këta dyshohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Një tjetër person, A. I., 33 vjeç, po procedohet penalisht në gjendje të lirë pasi ndodhet në spital. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim 17-vjeçarin me inicialet E. L. Ai dyshohet për “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Autoritetet po punojnë për kapjen e të miturit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.