Policia ka arrestuar tre persona, L. N. 46 vjeç, A. L. 44 vjeç dhe E. K. 23 vjeç, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Viktima, shtetasi A. I. 33 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ai gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Një i mitur, E. L. 17 vjeç, është shpallur në kërkim. Ai dyshohet për “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, po punojnë për kapjen e tij. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.