Ngjarja ndodhi në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve”. Prokuroria thekson se personat e përfshirë dyshohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.
Aktualisht, katër persona u plagosën gjatë incidentit. Ata janë në gjendje të rëndë, por stabile. Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.