Ndërmarrja “Sport Marketing” njoftoi të martën mbylljen e Pishinës së Gërmisë. Ky veprim u ndërmor pas kërkesës së Inspektoratit Sanitar, ndërsa priten rezultatet zyrtare të analizave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ndërmarrja theksoi se kryen rregullisht kontrolle të cilësisë së ujit dhe matje të vlerave përkatëse, në përputhje me standardet e mirëmbajtjes. Sipas “Sport Marketing”, gjendja e përgjithshme e pishinës, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve, është e mirë.
Megjithatë, për hir të respektimit të procedurave të IKSHPK-së për pishinat publike dhe transparencës ndaj qytetarëve, pishina do të qëndrojë e mbyllur derisa të merren rezultatet zyrtare. Ndërmarrja theksoi përkushtimin ndaj sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, duke respektuar dhe zbatuar vendimet e organeve përgjegjëse. Publiku do të njoftohet për hapat e mëtejshëm sapo të merren këto rezultate.