Tensionet shpërthyen në kryeqytetin turk, ku më shumë se 100 persona u ndaluan. Protesta u organizua nga grupe kundër pranisë së NATO-s në Turqi dhe u zhvillua në sheshin qendror Kizilay.
Autoritetet turke kanë rritur masat e sigurisë para samitit, duke ndaluar tubimet publike. Janë vendosur barriera në zona kyçe të qytetit dhe është kufizuar qarkullimi në disa akse kryesore. Këto masa kanë ngjallur debat mbi lirinë e shprehjes në Turqi, me organizatat e të drejtave të njeriut që kanë kritikuar kufizimet ndaj tubimeve.
Samiti i NATO-s në Ankara mbledh liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës.