Fatkeqësia natyrore goditi jugun e Ekuadorit gjatë ditëve të fundit. Mes të zhdukurve janë edhe guvernatori i provincës dhe dy zyrtarë, të cilët merrnin pjesë në një operacion evakuimi.

Situata më kritike u regjistrua në qytetin Guadalupe, ku një rrëshqitje masive dheu shkaktoi dëme të mëdha. Bilanci paraprak flet për 38 të plagosur dhe rreth 50 banesa të dëmtuara.

Autoritetet lokale njoftuan rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në zonat e prekura pas ndërhyrjeve emergjente. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur dhe vlerësimin e dëmeve.