Një ngjarje e rëndë u regjistrua të hënën mbrëma në Komoran të Drenasit, ku tre persona u therën me thika. Viktimat u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 19:02. Dy meshkuj të dyshuar, pas sulmit, u larguan në drejtim të panjohur. Policia ka njoftuar prokurorin për rastin dhe po vazhdon hetimet për kapjen e autorëve.