Incidenti u raportua rreth orës 19:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje pas njoftimit.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi lëndimin e tre personave. Ai bëri të ditur se dy prej tyre dyshohet se janë therur me thikë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. Njësitet policore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.