Spekulimet rreth transferimit të yjeve të rinj në Real Madrid janë shtuar në muajt e fundit. Dy emrat kryesorë në listën e dëshirave janë Michael Olise dhe Erling Haaland.
Gazetari spanjoll Tomas Roncero deklaroi se Florentino Perez do të zgjidhte francezin Olise. Ky profil lojtari pëlqehet më shumë në "Santiago Bernabeu", sipas Ronceros në emisionin "El Chiringuito de Jugones".
Olise, aktualisht pjesë e Bayern Munich, vlerësohet për teknikën, kreativitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në sulm, duke iu përshtatur filozofisë së klubit mbretëror.
Nga ana tjetër, Haaland konsiderohet një nga sulmuesit më dominues në botë. Megjithatë, transferimi i tij nga Manchester City do të ishte i ndërlikuar, pasi klubi anglez nuk dëshiron të humbasë lojtarin dhe do të kërkonte një shifër rekord.
Real Madridi nuk mund të sigurojë shërbimet e të dy lojtarëve njëkohësisht për shkak të kostos së lartë. Sfida kryesore mbetet arritja e një marrëveshjeje me klubet përkatëse, Bayern Munich dhe Manchester City, të cilët nuk do të heqin dorë lehtë nga yjet e tyre.